Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Oli dhe Benxhi” e parashikuan? Historia që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

    Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

    Nufi në Greqi: Të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Nga 62 deri në 250 euro, tatimet vijojnë pagesat e kompensimeve për fëmijët nga DIVA

    June 29, 2026

    TIRANË- Administrata Tatimore po vijon pagesat për kompensimin e tatimit të mbipaguar nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA), pas zbritjes së shpenzimeve për arsimin dhe rritjen e fëmijëve.

    Për çdo fëmijë në ngarkim shuma e shpenzimeve që u zbrit nga totali i të ardhurave është 48 mijë lekë, ndërsa për arsimin e fëmijëve që e përfiton vetëm aplikuesi me të ardhura bruto nën 1.2 mln lekë gjatë plotësimit të DIVA 2025 u llogarit 100 mijë lekë (kjo është shuma maksimale dhe është fikse pavarësisht numrit të fëmijëve. Dhe duhet të dokumentohet me fatura të fiskalizuara).

    Sipas të dhënave të siguruara nga aplikuesit, administrata tatimore vijon me procesin e dhënies së komepsnimit në llogaritë bankare të deklaruara në e-Filing .

    Në një rast konkret, një aplikuese me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mlionë lekë në vit dhe me 1 fëmijë në ngarkim, që kishte dorëzuar kërkesën më 20 Shkurt 2026 përfitoi kompensimin me vlerë 6,200 lekë më 24 qershor 2026, rreth 4 muaj pas aplikimit.

    Siç ka llogaritur më herët Monitor, shuma e kompensimit për arsimin e fëmijëve varion nga rreth 62 euro deri në 250 euro, në varësi të nivelit të të ardhurave dhe numrit të fëmijëve në ngarkim. Këto vlera po konfirmohen edhe nga përfituesit që kanë marrë kompensimin.

    Bazuar në shembujt e publikuar nga Monitor, kompensimi ndryshon sipas të ardhurave vjetore dhe zbritjeve të përfituara për fëmijët në ngarkim. Për individët me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit, përfitimi është më i lartë pasi përfshihen edhe shpenzimet e arsimit deri në 100 mijë lekë.

    Për një individ me të ardhura bruto vjetore mbi 1.2 mln lekë dhe me një fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin llogaritet rreth 62 euro në vit. Ndërsa për një individ me të ardhura mbi 1.2 mln lekë në vit dhe dy fëmijë në ngarkim nën moshën 18 vjeç, kompensimi arrin në rreth 12 mijë lekë pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët.

    Për personat me paga mbi 200 mijë lekë në muaj, të cilët tatohen me normën 23%, kompensimi llogaritet në 11,040 lekë.

    Shuma më e lartë e kompensimit, sipas shembujve të publikuar, përfitohet nga individët me të ardhura nën 1.2 mln lekë në vit, të cilët përfitojnë njëkohësisht zbritjen për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet e arsimit. Në rastin e një individi me dy fëmijë në ngarkim, kompensimi mund të arrijë deri në rreth 250 euro.

    Aplikimet për DIVA 2025 u hapën më 3 shkurt 2026 përmes sistemit elektronik e-Filing. Administrata Tatimore ka sqaruar se pas plotësimit të deklaratës, individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar duhet të paraqesin një kërkesë për rimbursim në sistemin e-Tax, përmes modulit “eFiling Im” dhe seksionit “Çështjet e mia”.

    Bashkë me kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentin me të dhënat e llogarisë bankare (IBAN), certifikatën familjare dhe dokumentacionin që provon shpenzimet e arsimit të fëmijëve, përfshirë kontratat me institucionet arsimore dhe faturat e pagesave.

    Sipas të dhënave të aplikimeve adminsitrata tatimore ka nisur dhënien e komepsnimit edhe për individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar, por që nuk kanë fëmijë në ngarkim.

    Kjo kategori me tatim të mbipaguar rezultoi, pasi në DIVA iu rillogarit tatimi për të ardhurat vjetore. Pra shuma e tatimit të paguar çdo muaj, rezultoi më e lartë pas rillogaritjes së tatimit vjetor. Në rast se diferenca ishte me vlerë pozitive, edhe kjo kategori, kishte të drejtë që tepricën në DIVA ta kërkonte për kompensim.

    Po ashtu tatimeve kanë sqaruar se e drejta për të kërkuar kompensimin nuk humbet menjëherë, pasi individët mund të aplikojnë për rimbursimin e tatimit të mbipaguar brenda afatit ligjor prej 5 vitesh.

    Afati për plotësimin e DIVA 2025 përfundoi më 31 Mars 2026. Në total për 2025 janë plotësuar gjithsej 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

    Sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 mld lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore. Deri tani janë kërkuar vetëm 670 mln lekë nga individët për t’u kaluar në llogaritë e tyre bankare

    250 euro diva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Oli dhe Benxhi” e parashikuan? Historia që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori

    June 29, 2026

    Synon të frenojë importet e lira kineze, BE vendos tarifë doganore prej 3 eurosh për pakot e vogla

    June 29, 2026

    Nufi në Greqi: Të thellojmë bashkëpunimin në mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

    June 29, 2026

    Publikohen notat e provimit të Lëndës me Zgjedhje të Maturës Shtetërore 2026

    June 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.