Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nevada, një nga shtetet kryesore për betejën elektorale

    November 4, 2024

    Gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane, e gjithë vëmendja do të jetë kthyer tek shtatë shtetet të ashtuquajtura “fushëbetejë elektorale”, të cilat pritet të përcaktojnë rezultatin e garës elektorale të këtij viti. Megjithëse disa nga këto shtete fushëbetejë janë zhvendosur politikisht gjatë viteve, shteti i pavendosur i Nevadës ka votuar vazhdimisht për të dyja palët.

    Nevada, me popullsi prej 3.1 milionë banorësh, njihet më shumë ndoshta për Las Vegasin, qytetin më të famshëm të saj.

    “Është disi paradoks. Dua të them se shihet ndoshta si një shtet liberal në një kuptim, pasi ishte shteti i parë që vendosi divorcin pa patur nevojë për të paraqitur arsyen përse. Lejon lojërat e fatit në disa qarqe, lejon prostitucionin, por ka edhe prirjen për të qenë shumë, shumë konservator në disa drejtime”, thotë Thom Reilly, nga Universiteti i Arizonas.

    Nevada ka votuar vazhdimisht për republikanët nga fundi i viteve 1960 deri në fillim të viteve 2000. Por tashmë, gati një e treta e votuesve në Nevada janë të regjistruar si votues të pavarur. Pra janë më shumë se të regjistruarit si demokratë apo republikanë. Të dhënat rishtazi tregojnë se ky shtet luhatet rregullisht midis dy partive politike. Ndërsa demokratët kanë fituar për zgjedhjet presidenciale, republikanët kanë dominuar në zgjedhjet për guvernatorin.

    “Nevada është një shtet i vërtetë fushëbeteje. Është një vend ku rezultati është gjithnjë shumë i afërt dhe ku partitë kanë marrë me radhë kontrollin e postit të guvernatorit, dhe që janë shkëmbyer për fitoren në zgjedhjet presidenciale”, thotë Ken Miller nga Universiteti i Las Vegasit.

    Nevada quhet Shteti i Argjendtë. Ky emërtim e ka origjinën në vitin 1859, kur atje u zbulua një depozitë e madhe argjendi.

    Popullsia është trefishuar që nga viti 1980, me një rritje prej 35% në periudhën 2000-2010.

    Shumë nga banorët e rinj janë nga Kalifornia që është përgjithësisht liberale. Mbi 100 mijë persona janë zhvendosur nga Kalifornia për në Nevada në periudhën 2020-2023.

    “Ajo që ka ndodhur është se Qarku Clark, pjesë e të cilit është Las Vegasi, ka tashmë 72% të popullsisë së shtetit. Pra, Nevada që ishte dikur një shtet rural është bërë tashmë një shtet urban i Perëndimit”, thotë Ken Miller, nga Universiteti i Las Vegasit.

    Megjithë rritjen e madhe të popullsisë, Nevada vazhdon të jetë një shtet i dominuar nga klasa punëtore dhe shumë banorë vazhdojnë të bëjnë punë krahu.

    “Jemi më shumë shtet punëtorësh dhe kjo do të thotë se do të jenë çështjet më praktike si rrogat, papunësia, kostoja e strehimit, apo inflacioni në përgjithësi, do të kenë rëndësi.. Pra gjëra si çmimet e karburantit dhe të gjitha gjërat që ndikojnë më shumë tek njerëzit këtu në Nevada se në shtete të tjera”, thotë zoti Miller.

    “Janë çështjet e kostove, janë të drejtat riprodhuese dhe është emigracioni”, thotë eksperti Reilly.

    Kur të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, banorët e Nevadës do të votojnë gjithashtu edhe për nismën ligjore për të garantuar të drejtën për abort në këtë shtet.

    “Propozimet për abortin që janë në fletëvotim në disa shtete, si dhe çështja e abortit në përgjithësi, tashmë është dëshmuar si një motivim i madh për pjesëmarrjen në zgjedhjet e mëparshme. Dhe unë mendoj se kjo nuk do të ndryshojë”, thotë Rebecca Gill, nga Universiteti i Las Vegasit.

    Por zgjedhjet ende mund të përcaktohen nga çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë për banorët e Nevadas.

    “Nuk duhet të nënvlerësojmë mundësinë që Trumpi të fitojë në Nevada. Mendoj se Trumpi po perceptohet si një kandidat që nuk ka gjasa ta fitojë Nevadën thjesht sepse ai nuk ka fituar dy herët e fundit. Nuk do ta përjashtoja rëndësinë e çështjeve ekonomike si vendimmarrje për votuesit në këtë shtet”, thotë zoti Miller.

    VOA

    Nevada një nga shtetet kryesore për betejën elektorale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.