Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar pushtimin total të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacione ushtarake edhe në zonat ku dyshohet se mbahen pengjet izraelite.
Zyra e tij i ka përcjellë një mesazh të qartë Shefit të Shtabit:
“Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë jepni dorëheqjen.”
Ky vendim vjen pas muajsh negociatash të pasuksesshme në Doha mes Izraelit, Hamasit dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Ndërkohë, Hamasi publikoi video që tregojnë pengje në gjendje të rënduar, duke pretenduar se po vdesin nga uria në kushtet ekstreme të bllokadës dhe shkatërrimit në Gaza.
Grupi militant palestinez kërkon që qindra kamionë me ndihma humanitare të lejohen të hyjnë në enklavë për të rikthyer bisedimet.
Tensioni është në kulm, ndërsa vendimi i Netanyahu pritet të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm në një nga krizat më të gjata dhe më të ndërlikuara të Lindjes së Mesme.


