Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    E rëndë/ 15-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet në sallën e edukimit fizik

    Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, 89 vota pro për misionin ndërkombëtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Netanjahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

    October 29, 2025

    Ushtria izraelite ka nisur përsëri sulme ajrore në Rripin e Gazës. Sulmet nisën menjëherë pas urdhërit të kryeministrit Netanjahu.

    Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur përsëri sulme intensive në Rripin e Gazës. Mediat izraelite njoftuan se janë sulmuar objektiva në Qytetin e Gazës dhe vende të tjera në brezin bregdetar. Para nisjes së sulmeve kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e akuzoi Hamasin militant islamik për shkelje të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe urdhëroi sulme të reja.

    Ushtria ka marrë urdhër për të kryer menjëherë sulme “intensive” në Rripin e Gazës, tha zyra e tij. Sipas Zyrës për Mbrojtjen Civile të kontrolluar nga Hamasi, gjatë një sulmi në Khan Yunis u vranë pesë vetë. Një zëdhënës tha se midis tyre kishte edhe fëmijë. Kurse në Qytetin e Gazës u vranë  dy persona dhe katër u plagosën. Një ndërtesë banimi në lagjen al-Sabra u godit, tha zyra.

    Përleshje të armatosura pavarësisht armëpushimit
    Sipas Ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, sulmet ishin përgjigje ndaj një sulmi të organizatës terroriste Hamas kundër ushtarëve izraelitë si dhe ndaj vonesës në dorëzimin e trupave të pengjeve të vrarë, për të cilin është rënë dakord.

    Stacioni televiziv izraelit N12 raportoi se palestinezë të armatosur kishin sulmuar ushtarë në Rafah, duke përdorur ndër të tjera edhe një raketë antitank. Në sulm ishte gjithashtu i përfshirë edhe një snajper. Hamasi deklaroi më vonë se nuk ishte përgjegjës për sulmin ndaj ushtarëve. Sipas dëshmitarëve okularë palestinezë pas sulmit ka pasur goditje me artileri në disa zona në zonën e Rafahut. Gjithësesi deri tani asnjë nga informacionet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./DW

    netanjahu Rripi i Gazës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bashkëpunimi ndërkombëtar çon në arrestimin e “bos-it” të dyshuar të kri*it të organizuar

    April 17, 2026

    E rëndë/ 15-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet në sallën e edukimit fizik

    April 17, 2026

    Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në Gaza, 89 vota pro për misionin ndërkombëtar

    April 17, 2026

    Irani njofton hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit gjatë armëpushimit

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.