Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka drejtuar një mesazh kolegëve të tij deputetë në prag të seancës plenare të nesërme në Kuvend.
Në komunikimin e tij, Bardhi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në seancë, ku sipas tij, do të paraqiten “faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”.
“Të nderuar kolegë,
Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 Majit. Ju përshëndes!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Opozita ka paralajmëruar se do të përdorë foltoren e Kuvendit për të denoncuar manipulimet dhe presionin e ushtruar gjatë zgjedhjeve parlamentar, që janë zhvilluar mes akuzash për ndërhyrje të strukturave shtetërore dhe përdorim të burimeve publike në favor të kandidatëve të mazhorancës. Seanca plenare do të nisë të enjten në orën 12:00.


