Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nesër mot i keq, pezullohet lundrimi për dy ditë edhe në Durrës

    March 22, 2025

    Pas pezullimit të lundrimeve në Vlorë për shkak të motit të keq, masat vijnë edhe për portin e Durrësit.

    Sot do të nisen tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës, por ditën e nesërme, 23 mars, do të ketë një pezullim lundrimi për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë.

    Njoftimi u bë sot nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, ku përfshihet edhe Porti i Vlorës dhe Sarandës. Për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit lundrimi normal do kthehet vetëm në datën 25 mars.

    Pezullimi nis nga ora 06:00 e mëngjesit të nesërme dhe Kapiteneria njofton që të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese të jenë në gatishmëri dhe të shmangin ndonjë ngjarje, duke i siguruar ato.

    Tragetet në Vlorë do të nisin lundrimin vetëm pas orës 22:00 të datës 24 mars. Linja Durrës-Ankona do operojë normalisht, ashtu sikurse Korfuz-Sarandë. Por Durrës-Bari-Durrës ditën e nesërme pezullohet dhe rikthehet të hënën.

    Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

    “Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 23-25.03.2025!
    Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, gjithë bregdetit shqiptar, duke filluar nga ora 08:00 datë 23.03.2025, do të përfshihet me erë të fortë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 8-9bft me shpejtësi deri 25-40m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.50 metra.

    Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

    -NDALOHET PAISJA ME LEJE-NISJE I MJETEVE TE VOGLA LUNDRUESE DHE ATO TE PESHKIMIT TË CILAT OPEROJNË NË DET TË HAPUR DUKE FILLUAR NGA ORA 06:00 DATË 23.03.2025.

    -TË GJITHË DREJTUESIT E MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJEVE TË PESHKIMIT TË MARRIN NË KONSIDERATË KUSHTET HIDROMETEOROLOGJIKE DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

    -Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anulohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24.03.2025.

    -Anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari-Durrës do të nisen ditën e sotme nga të dyja drejtimet dhe ditën e nesërme do të pezullohen.

    -Anija e linjës Ankona -Durres -Ankona do të operoje normalisht.

    -Tragetet e linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

    -Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 08:00 të datës 25.03.2025”.

    dallgezim deti Durrës moti i keq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    April 28, 2026

    Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin

    April 28, 2026

    Epoka e inteligjencës artificiale/ Taylor Swift kërkon të mbrojë zërin si markë tregtare

    April 28, 2026

    Aksident i rëndë në Indonezi/ Përplasen dy trena, humbin jetën 14 persona

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.