Radar.al raportoi më herët se të premten e 6 shtatorit Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve.
Po ashtu edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve.
Por detaje të reja janë mësuar nga kjo lëvizje. Kur ka vetëm 36 ditë si ministër i Brendshëm, Hoxha flitet se ka përgatitur listën e ‘furtunës’.
Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore. Sipas ”TCH” priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Këto do të vijnë në një kohë që situata e rendit është në alarm, me vrasje dhe krime të shumta, pothuajse çdo ditë.
Ditën e premte paradite ministri do të bëjë publike ndryshimet e planifikuara.


