Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim lidhur për personat që duan të vizitojnë SHBA-të me vizë.
Ambasada njofton se nëse një person i huaj thyen ligjin në tokën amerikane, ata mund të mos lejohen më kurrë që të hyjnë në SHBA.
“Të huajt që shkojnë në SHBA, qofshin ata edhe studentë mund të përballen me refuzim të vizave, revokim të tyre ose edhe dëbim”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Disa ditë më parë Ambasada e SHBA në vendin tonë njoftoi se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.
Me anë të një mesazhi, ambasada tha se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”.
Ambasada theksoi se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët.



