TIRANË– Vitaminat ndihmojnë shumë në qetësimin dhe për një gjumë të mirë. Mungesa e vitaminave sjell pagjumësi. Sot në këtë artikull Radar.al do t’iu tregojë se cilat janë disa nga vitaminat që mund t’ju mungojnë në trup dhe ju mbajnë zgjuar gjithë natën.
Vitamina B
Vitamina B përfshin tiaminë, riboflavin, niacin dhe acidin folik, të cilat janë të rëndësishme për rigjenerimin qelizor dhe sigurojnë mbështetjen thelbësore për sistemin tuaj imunitar e atë qendror. Gjithashtu monitoron proceset kimike që përfshijnë humorin dhe gjumin. Kur trupi juaj ka mangësi të vitaminës B, simptomat përfshijnë depresion dhe pagjumësi.
Hekuri
Mungesa e hekurit shoqërohet me sindromën e parehatisë së këmbëve. Kur ju nuk ndiheni rehat, është e vështirë të flesh gjumë.
Vitamina E
Vitamina E ndihmon në ruajtjen dhe funksiononim e shëndetshëm të qelizave. Aftësitë antioksiduese të vitaminës E, ndihmojnë në problemet me gjumin. Rritja e niveleve të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.
Kalium
Kaliumi është një mineral që stimulon gjumin. Hulumtuesit kanë zbuluar se kur ju merrni sasinë e nevojshme të kaliumit, problemet që keni me pagjumësinë, do të zhduken.
Magnezi
Magnezi është një mineral thelbësor për prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve, duke prodhuar një aminoacidi të njohur si GABA, i cili zbut sistemin nervor./Radar.al


