Site icon Informohu siç duhet

Nëse do shkoni në Fontana di Trevi në Romë, duhet ta dini që ky veprim ju gjobit

Nëse do të shkoni në Itali të vizitoni lokacionin e famshëm të shatërvanit të Trevit duhet ta dini mirë të mos e bëni këtë veprim.

Një grua u gjobit pasi policia e pa që ajo po tentonte të futej me të dyja këmbët në shatërvan.

Mediat italiane raportojnë se oficerët e policisë lokale në Romë, të angazhuar në shërbimet e vëzhgimit të përditshëm në zonën e Piazza di Trevi, identifikuan dhe ndaluan një grua që synonte të hynte në shatërvanin monumental, duke zhytur të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, pak pas orës 17:00.

Gruaja, një 50-vjeçare italiane, është gjobitur me rreth 450 euro, në bazë të Rregullores së Policisë Urbane.

Përgatiti Radar.al

Exit mobile version