ARABI-Është nënshkruar marrëveshja Shqipëri-Emiratet Arabe-Itali për investimin në lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në vendin tonë.
Mësohet se në ceremoninë e nënshkrimit të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.
“ShqipëriaEmiratet ArabeItalia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme / Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri”.”-shkruan Rama./Radar.al
Marrëveshja për lidhjen nënujore energjetike/ Rama nga Abu Dhabi: Do jemi lojtar kyç në rajon