Site icon Informohu siç duhet

Negociatat me aleatët/ Blushi sërish në selinë blu, PL kërkon më shumë kandidatë në listat e sigurta

Negociatat me aleatët/ Blushi sërish në selinë blu, PL kërkon më shumë kandidatë në listat e sigurta

TIRANË– Teksa na ndajnë vetëm 5 ditë nga afati i fundit për rregjistrimin e Partive Politike në KQZ, në Selinë Blu  vijojnë takimet me aleatët e saj për negociatat për koalicion në zgjedhjet e 11 majit.

Mesditën e kësaj të mërkure, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shkuar sërish në selinë blu.

Kjo vjen pasi Partia e Lirisë ka pretendime për të pasur më shumë deputetë në listat e sigurta të PD-së. Ndërkohë, janë shtuar 20 kandidatë të tjerë në primaret e PD, ku ndër të tjera është Xhemal Gjunkshi, duke e braktisur Bashën.

Kujtojmë gjithashtu se sot është konfirmuar se ish-prokurori Arjan Ndoja ka shpallur kandidaturën e tij për Primaret brenda Partisë Demokratike, duke “luftuar” kështu me demokratët e tjerë për një vend në Parlamentin shqiptar.

Bëhet me dije se Berisha i kishte lënë afat shtesë disa personave, të cilët kishin kërkuar që të kishin më tepër kohë në dispozicion, mes tyre ka qenë dhe ish-prokurori Arjan Ndoja./Radar.al

Exit mobile version