Gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, Çim Peka mesa duket është gati për një intervistë tjetër me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ju kujtojmë se Ahmetaj vijon të ndodhet në arrati pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.
Ditën e sotme ka qenë vetë Çim Peka ai që kabërë një postim në rrjetet sociale.
Teksa shfaqet sërish pranë Ahmetajt gazetari shkruan: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”, përfundon ai.
Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.

LEXO EDHE:


