Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë ilaç për shpirtin natyrën dhe gjithë të mirat që ajo ofron.
Edhe këtë fundjavë ata na kanë treguar lidhjen që kanë me natyrë, larg zhurmës së kryeqytetit dhe punëve politike, por dhe hallit të SPAK.
Meta postoi një foto i veshur me ngjyrën e tij të preferuar jeshilen, mes pemëve. Krahas fotos ai shkruan “Palestra më e mirë mbetet natyra”.

Edhe bashkëshortja e tij në proces divorci, deputetja Monika Kryemadhi zgjidhi të tregonte se ku po e kalonte këtë të shtunë. E veshur me një bluzë gri dhe xhinse, Kryemadhi ka pozuar në në parvazin e dritares së një godine.
Mendueshëm ajo shikon nga pemët që kanë ‘pushtuar’ zonën.
“Pa mendim…”, ka shkruar Kryemadhi bashkangjitur postimit.
Përmes videove në rrjete sociale ata tregojnë se po e shijojnë ndarjen nga njëri-tjetri.
As Meta dhe as Krymadhi nuk kursejnë ta tregojnë jetën e tyre në rrjetet sociale.
Kreu i Partisë së Lirisë veç vrapit, ai po shijon natyrën duke bërë hedhje në lumenj e dete.
Ish presidenti njoftoi në qershor se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.
Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes.
Edhe në kërkesën për divorc, ai paraqiti si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre Kryemadhin.

