TIRANË– Pak pas mesnate më datë më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit ka humbur jetën kryetari i “Shoqatës Tirana”, Arben Tafaj.
Nga informacionet paraprake dyshohet se Tafaj duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij e si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacione paraprake
– Më datë 03.12.2024, rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A. T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve./Radar.al


