GREQI– Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë këtë të hënë Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.
Bëhet me dije se ai do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama si dhe me homologun, Ermal Nufin.
Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.
Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin./Radar.al


