Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Në Austri, kjo po ndodh për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ja çfarë është

    January 6, 2025

    Presidenti i Austrisë i dha sot mandatin udhëheqësit të partisë së djathtë të skajshme Herbert Kickl për të krijuar qeverinë e re. Nëse përpjekjet e tij për të formuar qeverinë janë të suksesshme, kjo do të ishte hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore që një parti e djathtë ekstreme, që kundërshton emigrantët, sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmën ushtarake të Perëndimit për Ukrainën, do të qeveriste Austrinë.

    Presidenti i Austrisë Alexander Va nder Bellen i dha të hënën mandatin për krijimin e qeverisë së re udhëheqësit të partisë të së djathtës së skajshme, Partisë së Lirisë, Herbert Kickl.

    Partia e zotit Kickl ishte fituesja e zgjedhjeve të përgjithshme të shtatorit në Austri me 28.8 për qind të votave, por Presidenti Alexander Van der Bellen i dha partisë konservatore, Partia Popullore e Austrisë, që doli e dyta në zgjedhje, e udhëhequr nga kancelari në largim Karl Nehammer mundësinë për të formuar qeverinë e re, pasi partitë tjera refuzuan të bashkëpunonin me partinë e ekstremit të djathtë.

    Përpjekjet për të formuar koalicionin qeverisës pa të djathtën e skajshme dështuan që në fillim të këtij viti, duke detyruar kancelarin Nehammer të jepte dorëheqjen të shtunën.

    Pas dorëheqjes së tij, Partia Popullore sinjalizoi se mund të ishte e hapur për të qeverisur nën zotit Kickl.

    Nuk ka garanci se negociatat ndërmjet këtyre dy partive do të jenë të suksesshme, por me përbërjen aktuale të parlamentit, një koalicioni mes tyre mbetet opsioni i vetëm për krijimin e qeverisë. Anketat sugjerojnë se zgjedhjet e reja do ta forconin më tej partinë e ekstremit të djathtë.

    Qindra protestues u mblodhën të hënën para zyrës së Presidentit austriak në Vjenë për të kundërshtuar krijimin e një qeverie të djathtë të skajshme, duke brohoritur “Të gjithë kundër fashizmit” dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Turp”.

    “Nuk duam të zgjohemi në një shtet fashist. Nuk duam as të zgjohemi në një sistem autoritar si në Hungari. Duam ta ruajmë demokracinë në Austri dhe ta forcojmë atë”, thotë protestuesi Martin Fuchs.

    Konservatorët dhe partia e djathtë ekstreme kanë bashkë qeverisur në të kaluarën, me Partinë e Lirisë si partnere e vogël e koalicionit. Zoti Kickl shërbeu si ministër i brendshëm herën e fundit kur këto dy parti ishin në pushtet në periudhën në mes viteve 2017 dhe 2019.

    Në programin e saj zgjedhor, Partia e Lirisë bën thirrje për dëbimin e emigrantëve, ose siç shprehet ajo: “ri-migrimin e të huajve të paftuar”, si dhe për krijimin e një shteti “më homogjen” përmes kontrollit të rreptë të kufijve dhe pezullimit të të drejtës për azil.

    Kjo parti gjithashtu bën thirrje për t’u dhënë fund sanksioneve kundër Rusisë, mban qëndrim kritik ndaj ndihmës ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe dëshiron të tërhiqet nga Nisna Evropiane për Mbrojtjen Ajrore, një projekt për mbrojtjen raketore, të nisur nga Gjermania.

    Zoti Kickl ka kritikuar të ashtuquajturat “elita” në Bruksel dhe ka kërkuar që disa nga kompetencat që tani janë në duart e Bashkimit Evropian t’i kthehen Austrisë.

    VOA

    Austri Herbert Kickl
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.