Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuar mësojnë sot vendimin ndaj tyre

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Në 90% të profesioneve, burrat kanë pagë më të lartë. Gratë paguhen më shumë si drejtuese

    July 18, 2024

    Sipas INSTAT, një punonjës në vend u pagua mesatarisht 70,539 lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje nominale prej 14%. Megjithatë, edhe pse norma e grave me arsim të lartë është më e madhe se e burrave, ato vazhdojnë të paguhen më pak. Konkretisht, për burrat, paga mesatare ishte 72,681 lekë në muaj ndërsa për gratë paga mesatare arriti në 68,183 lekë në muaj.

    “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar hendekun gjinor të pagave në Shqipëri. Ky tregues paraqet diferencën midis pagës bruto që merr një burrë dhe asaj që merr një grua. Gjatë vitit 2023 treguesi i hendekut gjinor të pagave paraqet një diferencë prej 6.5%, çka nënkupton se burrat paguhen mesatarisht 6.5% më shumë se gratë.

    Nga 10 grup-profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 1 prej tyre gratë paguhen më shumë. Pikërisht, fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Në grup profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës
    shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” gratë kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 119,648 në vitin 2023. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grup-profesionet në vend, por është dhe 6.5% më e lartë sesa e burrave.

    Grup-profesioni që paraqet dukshëm një pagë të lartë të  burrave kundrejt grave është ai “Punonjës të shitjeve dhe të Shërbimeve” ku burrat paguhen 22.7% më shumë se gratë. Ky hendek thellohet akoma më shumë në grup-profesionin “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to” ku burrat  marrin një pagë bruto mujore 27.2% më të lartë se gratë. Edhe në grup-profesionin “Specialistë me arsim të lartë” është dukshëm e qartë diferenca në paga, ku një burrë ka një pagë mesatare bruto 17.7% më të lartë se një grua. Në të kundërt, në grup-profesionin” Forcat e armatosura”,” Nëpunësit”, dhe “Punëtorë  në profesione elementare” hendeku i  pagave mes gjinive varion nga 0.3% në 5.9%.

    arsim gra page rroge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulmi në Banjskë: Tre të akuzuar mësojnë sot vendimin ndaj tyre

    April 24, 2026

    Turizmi/ Amerikanët zbulojnë Shqipërinë, rriten dhe Kosova, italianët e gjermanët 

    April 24, 2026

    E rëndë në Serbi/ Konkurenti i Reality Show-t në Serbi sulmon fizikisht partneren

    April 24, 2026

    Berisha njofton protestën e radhës: Qytetarët do mblidhen në sheshet e Tiranës

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.