Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndryshimi i masës së sigurisë/ Apeli i GJKKO shqyrton më 24 shkurt ankimimin e Erion Veliaj

    February 18, 2026
    9 muaj në izolim/ Veliaj kërkesë GJKKO: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe e dosjes

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 24 shkurt për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

    Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova, e cila do të vendosë nëse masa do të zbutet apo do të mbetet në fuqi. Apeli do të vlerësojë gjithashtu nëse plotësohen kushtet ligjore për lirimin e tij nga paraburgimi.

    Ankimimi vjen pas vendimit për kalimin e çështjes për gjykim. Sipas mbrojtjes, në këtë fazë procedurale nuk ekziston më rreziku i prishjes apo manipulimit të provave, argument që konsiderohet thelbësor për lehtësimin e masës së sigurisë.

    Për çfarë akuzohet Veliaj?

    Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Sipas organit të akuzës, ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza, ndërsa ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, 12 akuza.

    Nga hetimet paraprake rezulton se Veliaj dhe Xoxa, në nëntë raste të ndryshme, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të parregullt shuma monetare dhe pasuri të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Sipas SPAK, këto subjekte kanë përfituar më pas leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë.

    Prokuroria pretendon se Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, ka miratuar me firmën e tij shpërndarjen e fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar te OJF të kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe persona të afërt me të. Gjithashtu, sipas dosjes, dyshohet për përfitime të paligjshme në formën e pasurive të paluajtshme me vlerë të konsiderueshme.

    Sipas organit të akuzës, veprimet e dyshuara përbëjnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, ndërsa për subjektet tregtare dhe OJF-të përmendet neni 245 i Kodit Penal, që lidhet me dhënien e përfitimeve të parregullta për shkak të detyrës.

    ankimimin apeli ndryshimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.