TIRANË– Ilir Meta sot në një konferencë për shtyp deklaroi se nuk pritet asnjë risi sa u takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar të propozuar të dielën në Kongresin e Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama.
Më tej Meta tha se personi i propozuar për postin e ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit, është një person me shtetësi greke.
“Pa u larguar Rama, nuk ka shpresë në këtë vend. Nuk pritet asnjë risi nga ndryshimet e bëra. Ministër i Mbrojtjes propozohet një person me shtetësi greke, u bë publike kur ishte në kabinetin e ministrit Bushati kur i erdhi fletëthirrja për të kryer shërbimin ushtarak. Pyrtja është nëse vijon të jetë shtetas grek. Mund të luajë rol jo në interesat e shtetit shqiptar. Ndoshta ky është qëllimi i Ramës dhe arsyeja e propozimit të tij. Kush e vendos në diskutim se unë do të jem kandidat për deputet në kryeqytet, bën gabim të madh, dhe besoj se do ta thyej disa herë hersin. Dhe së fundmi kam një kërkesë për bashkinë e Krujës, se të thuash për qeverinë është humbje kohe, që të përpiqet ta mirëmbajë atë rrugën për në Qaf-Shtamë. Sepse, nuk kërkon shumë investime, dhe në disa segmente, por kërkon pak mirëmbajtje, dhe pak kujdes. Edhe, Qafë-Shtama është një nga pasuritë më përrallore që ka jo vetëm bashkia e Krujës, por që ka e gjithë Shqipëria.”- ka deklaruar Meta.


