Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ndryshimet në buxhet, investimet kapitale rriten më tej në 1.5 miliardë euro, edhe pse realizimi ishte mjaft i dobët në 7-mujor

    September 2, 2024
    Ndryshimet në buxhet, investimet kapitale rriten më tej në 1.5 miliardë euro, edhe pse realizimi ishte mjaft i dobët në 7-mujor

    Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin e shpenzimeve kapitale në 150 miliardë lekë, nga 135 miliardë lekë që ishte në ndryshimet e fundit me rritje 11% nga Akti i parë normativ dhe 210 milionë euro më shumë nga buxheti fillestar.

    Fondet për investimet kapitale arritën rekordet e të gjitha kohërave, me rritje rreth 150 milionë euro, të cilat janë ndarë më së shumti ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Fondit të Zhvillimit Shqiptar.

    Programi i rrugëve dhe infrastrukturës është përfituesi kryesor, teksa shumë ente publike u përballën me rënie të financimeve të tilla si bujqësia dhe shëndetësia të cilat edhe pa shkurtimet kanë buxhet të ulën në raport me nevojat që kanë.

    Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 24% të planit vjetor të investimeve publike.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në fund të 7-mujorit, në zërin e investimeve publike u çelën vetëm 32 miliardë lekë, ose 24% e fondit vjetor të planifikuar për këtë zë, teksa qeveria rriti më tej financimet për këtë zë.

    Në krahasim me faktin e 7-mujorit 2023, investimet kapitale kanë shënuar rënie vjetore me 11%. Të dhënat tregojnë se qeveria ka dështuar të realizojë investimet publike, që është pika më e fortë e realizimit të programit të saj.

    Me rishikimin e fundit, fondet e mbetura të investimeve janë rreth 117 miliardë lekë ose me shumë se 1,16 miliardë euro, te cilat do të alokohen në muajt e mbetur duke ndikuar negativisht në disa tregues të tjerë ekonomikë.

    Banka e Shqipërisë është shprehur më shumë se një herë se shpërndarja në mënyrë jo të harmonizuar e fondit të investimeve gjatë vitit financiar ndikon negativisht kursin e këmbimit.

    Mungesa e fondeve buxhetore në qarkullim është bërë shkak për forcimin e mëtejshëm të Lekut, teksa përqendrimi i tyre në muajin dhjetor bëhet shkak për rritjen e inflacionit.

    Ish-ekspertë të thesarit në Ministrinë e Financave pohuan se përqendrimi i fondeve në fund të vitit rrit rrezikun e shpërdorimit të tyre.

    Arsyet për mosrealizimin e programit të investimeve publike po lidhen me ngecjen e procedurave dhe hezitimin e punonjësve të prokurimeve për të firmosur, nisur nga frika e hetimeve të SPAK.

    Burime brenda Agjencisë se Prokurimeve Publike pohuan se, ka një krizë për burime njerëzore në sektorin e prokurimeve dhe një frikë të jashtëzakonshme për të firmosur dokumentet e tenderëve.

    Institucionet financiare ndërkombëtare, nga ana tjetër, kanë rritur shqetësimet se menaxhimi i kornizës së investimeve publike përballet me dobësi në të gjitha fazat, që nga klasifikimi i projekteve e deri te zbatimi i tyre.

    Në ndryshimet buxhetore të këtij viti, Ministria e Financave ka autorizuar entet publike të kryejnë tenderat të cilët do të vijojnë financimet edhe vitin që vjen./MONITOR

    Burimi: Ministria e Financave
    Investimet kapitale rriten në 1.5 miliardë € Ndryshimet në buxhet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.