Qeveria ka bërë ndryshime në disa poste drejtuese në ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë.
Arta Dollani është liruar nga detyra si Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Në vend të saj pritet të emërohet një drejtues i ri në ditët në vijim.
Në Ministrinë e Arsimit, Herida Duro është emëruar zëvendësministre, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit këtë detyrë do ta mbajë Elda Xhumari.
Ndërkohë, Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është liruar nga funksioni.
Burime qeveritare bëjnë me dije se ndryshimet janë pjesë e riorganizimit të brendshëm të kabinetit për rritjen e efikasitetit në drejtim të politikave arsimore, mjedisore dhe bujqësore.


