Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa ndryshime në strukturat e administratës shtetërore dhe në radhët e Policisë së Shtetit.
Në mbledhjen e radhës, qeveria ka vendosur të shkarkojë nga detyra dy prefektë të qarqeve.
Prefektët e shkarkuar janë:
Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit;
Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës.
Në vend të tyre janë emëruar:
Anduel Xhindi, prefekt i ri i Qarkut të Fierit;
Evis Allushi, prefekt i ri i Qarkut të Vlorës.
Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Shtetit:
Altin Qato, deri më tani Drejtor i Policisë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë;
Perlat Vatoci, më parë këshilltar i Drejtorit, emërohet Drejtor i Policisë Rrugore;
Arbër Zemani, ish-shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër;
Adrit Elmazi, ish-drejtor i Kufirit Shkodër, emërohet në DPPSH si specialist pranë Drejtorisë Strategjike.
Këto ndryshime vijnë si pjesë e riorganizimit të brendshëm të administratës dhe strukturave të sigurisë.


