Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Nufi: Ky institucion mishëron vizionin tonë për modernizimin e Forcave të Armatosura

    SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia do t’ju provokojë ushtarakisht për të testuar aftësitë e NATO-s

    Trump nuk heq dorë nga beteja për praktikën e nënshtetësisë në lindje, në shqyrtim ndalimi i hyrjes në SHBA për gratë shtatzëna

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

    July 3, 2026
    “Si Viaggia”: Gjiri i Gramës, perla e fshehur e Karaburunit që po mahnit botën

    I izoluar, i egër dhe ende larg turizmit masiv, Gjiri i Gramës, është një nga ato vende, që të lënë pa fjalë që në shikimin e parë, shkruan media italiane “Si Viaggia”.

    I fshehur në Gadishullin e Karaburunit, përballë detit Jon, ky gji i vogël është kthyer në një nga perlat më të veçanta të Rivierës Shqiptare, i cili sot njihet ndërkombëtarisht, si një nga plazhet më të bukura të Evropës.

    Deri pak vite më parë, Gjiri i Gramës ishte një destinacion i njohur vetëm nga aventurierët, alpinistët dhe detarët, që eksploronin brigjet e Karaburunit.

    Sot, falë bukurisë së paprekur dhe përfshirjes së tij në renditjen “Evropa – 50 Plazhet më të Mira në Botë për vitin 2026”, Gjiri i Gramës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota.

    Ajo që e bën këtë gji kaq të veçantë, është kombinimi i rrallë i natyrës së egër: ujëra të kristalta, shkëmbinj të bardhë gëlqerorë që bien pingul në det, shpella detare të fshehura dhe një qetësi absolute, larg çdo zhvillimi urban.

    Një det që të fton të zhytesh dhe të eksplorosh

    Sapo mbërrin në Gjirin e Gramës, ajo që të magjeps menjëherë është ngjyra e detit: nuanca të ndryshme bruzi dhe bluje që duken pothuajse joreale.

    Uji është aq i pastër, sa zhytja bëhet një nga aktivitetet më të bukura, duke zbuluar fundin detar dhe jetën e pasur nënujore.

    Një tjetër veçori e zonës, janë shpellat detare përgjatë bregut. Shumë prej tyre nuk mund të arrihen nga toka, por vetëm me varkë ose kajak, gjatë tureve që nisen nga Dhërmiu, Himara apo Vlora.

    Brenda tyre, drita që depërton, krijon reflektime spektakolare, që e bëjnë eksperiencën edhe më unike.

    Një vend me histori të lashtë 

    Përveç bukurisë natyrore, Gjiri i Gramës ka edhe një vlerë historike të veçantë.

    Emri i tij vjen nga fjala greke “gramma”, që do të thotë “shkronjë”, pasi për shekuj me radhë marinarë grekë, romakë dhe bizantinë, strehoheshin këtu gjatë stuhive, dhe linin të gdhendura në shkëmb emrat, simbolet dhe mesazhet e tyre.

    Edhe sot, në muret shkëmbore mund të shihen qindra mbishkrime të vjetra, që e kthejnë këtë gji në një lloj “arkivi natyror” të historisë detare të Adriatikut dhe Jonit.

    Shtigje ecjesh mbi një nga peizazhet më spektakolare të Jonit

    Gjiri i Gramës nuk është vetëm një destinacion detar. Zona përreth është e njohur edhe për shtigjet e ecjeve, që kalojnë mbi shkëmbinjtë e Karaburunit.

    Nga sipër, pamja është mbresëlënëse, Kontrasti mes detit blu të thellë dhe shkëmbinjve të bardhë, krijon një panoramë që ndryshon me dritën e ditës, sidomos në perëndim të diellit.

    Shumë vizitorë zgjedhin të kalojnë natën në kamping të lirë, një përvojë e thjeshtë por shumë e fortë emocionale, gjithmonë duke respektuar natyrën e zonës së mbrojtur.

    Gjiri i Gramës ndodhet në bregun perëndimor të Gadishullit të Karaburunit, brenda Parkut Kombëtar Detar Karaburun–Sazan, një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë.

    Nuk ka rrugë tokësore që të çojnë aty, duke e bërë zonën të aksesueshme vetëm nga deti.

    Mënyra më e zakonshme për ta vizituar, është me ekskursione me varkë, që nisen nga Dhërmiu, Himara ose Vlora.

    Për ata që preferojnë aventurën, ekziston edhe një shteg për ecje nga Palasa, që kalon përmes terrenit të ashpër të Karaburunit dhe kërkon disa orë ecje, por të shpërblen me pamje të jashtëzakonshme gjatë gjithë rrugës.

    Meqenëse zona është plotësisht e paprekur nga infrastruktura, është e domosdoshme të shkosh i përgatitur.

    Merrni me vete ujë të mjaftueshëm, këpucë të përshtatshme për terren shkëmbor dhe pajisje për zhytje, nëse dëshironi të eksploroni detin.

    Koha më e mirë për ta vizituar Gjirin e Gramës, është nga qershori deri në shtator, kur deti është më i qetë dhe kushtet janë ideale për not dhe eksplorim.

    deti Jon Gadishulli i Karaburunit Gjiri i Gramës Media italiane “Si Viaggia”
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapja e Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Nufi: Ky institucion mishëron vizionin tonë për modernizimin e Forcave të Armatosura

    July 3, 2026

    SHBA paralajmëron Poloninë: Rusia do t’ju provokojë ushtarakisht për të testuar aftësitë e NATO-s

    July 3, 2026

    Trump nuk heq dorë nga beteja për praktikën e nënshtetësisë në lindje, në shqyrtim ndalimi i hyrjes në SHBA për gratë shtatzëna

    July 3, 2026

    Çelet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Një kapitull të ri për të rinjtë në ushtri

    July 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.