Moderatorja e Për’puthen, Megi Pojani e ftuar në “Goca dhe Gra” ditën e djeshme na zbuloi më shumë nga jeta e saj.
Moderatorja rrëfeu detaje nga jeta e saj private pasi iu përgjigj një vargu pyetjesh nga Egla Ceno.
Një ndër pyetjet që iu bë ishte edhe cili ishte gabimi më i madh që kishte bërë në jetë.
“Tre muaj të jetës sime unë kam qenë mbipeshë, në atë tre muaj unë vendosa të shtiresha si balerinë, ky është gabimi më i madh që kam bërë dhe kur e mendoj veten time tek Dancing Ëith The Stars, them Megi nuk je njohur kurrë për një vajzë të mbushur bravo të qoftë, njëherë që t’u dha mundësia të veshësh kostumet e vogla, ishe ashtu”, tha Megi.
Më tej Pojani u shpreh se babai ka qenë një person që i ka kontrolluar vazhdimisht, sidomos për marrëdhënien me djemtë.
Megi tha se babai nuk e ka pranuar faktin që vajzat e tij do të kenë një krah një partner.
“Në familjen tonë nuk është përmendur kurrë fjala djalë, Mami ka bërë një luftë për ta përgatitur babain, një person shumë kontrollues. Mami donte ta përpunonte që kur ke tre vajza në familje do të kesh edhe raste që do të vijnë me persona të tjerë. Nëse ndonjëherë mami kur e thoshte në tavolinë, që do e gjejë edhe Megi ndonjë (djalë), në tavolinë i thoshte, a do më lësh rehat ta ha këtë kafshatë buke”, tha moderatorja.
LEXO EDHE:
Nisi Përputhen, por nuk do e besoni kush janë opinionistët. Megi Pojani: Kam një plan që do ju bëjë…
Sezoni i ri televiziv, kostoja e veshjes së moderatores do ju shastisë

