Pas mbarimit të rrugëtimit të Gjestit në “BBVA4” ku dhe korri fitoren e këtij sezoni, si dhe angazhimit të Xhenetës në emisionin “Në trotuar” përballja mes dyshes ka qenë e pashmangshme.
Në episodin e sotëm në “Trotuar”, të ftuarit nuk ia kusryen ngacmimet Xhenetës, duke i përmendur përballjen e saj me Gjestin. Një moment që u shoqërua me buzëqeshje.
Ndërsa Xheneta sqaron se nuk ka patur bisedë me Gjestin si dhe theksoi se ai ishte i shoqëruar. Megjithatë, ajo pranoi se një buzëqeshje mes tyre u shkëmbye.
E pyetur nga moderatorja Nevina nëse do të fliste me Gjestin nëse ai do ta përshëndeste, Xheneta u shpreh prerë: Jo, nuk do të flas.
Ndërsa më tej, ish-banorja e “BBVK” theksoi faktin se ky është vendimi i saj personal dhe nuk ka asnjë ndikim nga menaxheri i saj.
LEXO EDHE:
Fitorja e Gjestit në pikëpyetje, Rozana lot krokodili. Kush e meritonte fronin e “BBVA4”
“Shuplaka ndaj Gjestit”/ Ish-miku i Jozit: Problemi qëndron te feja islame

