Në intervistën e dhënë në Radar.al, Labinot Rexha komentoi se kush e meritonte me të vërtetë fitoren e “BBVA4”.
As Gjesti, as Rozana, sipas Rexhës, G-Bani e meritonte të ishte fituesi i këtij sezoni të “Big Brotherit”.
Labinot Rexha: Fitorja e Gjestit ishte në pikëpyetje: Do ia jepte apo jo fitoren produksioni Gjestit. Por Jozefin Marku ia dha fitoren me gjestin e bërë. Lotët e krokodilit të Rozanës u panë në fund se kush ishte ajo. Nuk ndërhyri as Laerti as Rozana por ndërhyri Gerta dhe Egli. Mos të ishte Gjesti kam qejf ta fitonte Gerta, sepse është një nënë. Kam qejf dhe për G Banin sepse është një person shpirtmirë.
Në incidentin e parë të ndodhur mes Jozit dhe Gjestit, ku ky i fundit ofendohet me fjalën kopil skine, Labinot Rexha doli në përkrahje të Jozit. Artisti zbulon se ky vendim u mor pas një mesazhi nga vëllai i Jozit.
Mirëpo më tej Rexha thotë se për këtë përkrahje të dhënë ndaj Jozit ai ka marrë mbi 5000 kërcënime.
SHIKO VIDEON:
Përgatiti Radar.al