VLORË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Një fëmijë rreth 4 vjeç është sulmuar nga një qen, duke pësuar plagë të rënda në pjesën e kokës.
I mituri u transportua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur kapjen dhe izolimin e kafshës./Radar.al


