Site icon Informohu siç duhet

Ndodh në Maqedoninë e Veriut! Kurti vizitë në Shkup, flamurin e Kosovës e ngatërrojnë me të BE-së (VIDEO)

Momenti kur nderrojne flamurin e BE-se me ate te Kosoves.

SHKUP- Këtë të hënë para se të niste konferenca për shtyp e dy kryeministrave maqedonas e kosovar, Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti ka ndodhur një ‘skandal.’

Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se në vend të flamurit të Kosovës, kishin vendosur flamurin e BE-së, dhe vetëm pak minuta para nisjes së konferencës për shtyp, e ndërrojnë.

Kujtojmë se në delegacionin e Kosovës gjatë vizitës në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit, por edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Exit mobile version