Fshesat e kompanisë Ecovacs kanë një histori të gjatë të shkeljeve të sigurisë që lejojnë njerëzit me që të bëjnë çfarë të duan me pronarët e produkteve që ata prodhojnë.
Një ndër to mbetet spiunimi i pronarëve me kamerën që ka fshesa.
Sipas mediave të huaja, mësohet se produktet e Ecovacs u hakuan në shumë shtete të SHBA-së.
Teksa e dëgjon mund të duket goxha e çudtishme, por fshesat me korrent filluan që të ofendonin “pronarët”.
Problemi I gjithë kësaj është pikasur tek modeli “Deebot X2” të Ecovacs.
Hakerët fituan kontrollin e pajisjeve dhe përdorën altoparlantët për të thënë çfarë ju vinte ndër mend.
Një avokat nga Minesota i identifikuar si Daniel Sëenson tregoi se në një moment teksa shihte televizor dëgjoi disa zhurma të çuditshme që vinin nga fshesa e tij. Këto zhurma ishin disa thirrje raciste.
Por ngjarjen e pazakonta me fshesën në fjalë nuk kanë patur një fund. Në Los Angelos, fshesa filloi që të ndiqte qenin e shtëpisë.
Sulmet me sa duket janë mjaft të lehta për t’u kryer falë disa dobësive të njohura të sigurisë në Ecovacs.
Një çift studiuesish të sigurisë kibernetike publikuan një raport mbi Ecovacs duke detajuar të metat e shumta të sigurisë së markës në fillim të këtij viti. Kompania, me sa duket, nuk i ka adresuar ende të gjitha çështjet, madje as nuk e besojnë që fshesat e tyre mund të hakerohen.
Pavarësisht ofendimeve, Sëenson ishte i kënaqur që hakerat e shanë, pasi kështu kishte marrë masa.
“Ata mund të na shikonin përmes kamerës së tij robotike dhe të dëgjonin përmes mikrofonit atë që ne po thoshim pa e ditur ne. Ishte tronditëse,“- tha ai.
Pastaj e çoi fshesën me korrent në garazh, e vendosi aty dhe nuk e ndezi më.


