SHKODËR– Njëri nga dy personat e shpallur në kërkim për atentatin e mëngjesit të djeshëm në Shkodër është identifikuar si Barush Bregu 39-vjeç.
Ai është shpallur në kërkim për mbështetjen e autorit të masakrës në Shkodër, Ragip Gila është një emër i njohur për policinë dhe autoritetet e drejtësisë.
I njohur si krahu i djathtë i Licëve në Shkodër, ai është i lidhur me disa ngjarje të renda. Sipas Policise, Barush Bregu (Bajram Bregu) 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, u shpallen ne kërkim dhe akuzohen për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
Por kush është Barush Bregu për drejtësinë?
Bregu është arrestuar më parë në maj të 2019, pasi ishte shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.
Arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të organizuar nga RENEA, FNSH dhe forcat Shqiponja, pas kontrollit që u bë në një banesë të marrë me qira prej tij, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”./Radar.al


