Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF zbulon deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

    June 3, 2025
    Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF zbulon deri kur do të vijojë procesi i shortit elektronik për biletat

    TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit ditën e sotme përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka reaguar sa i takon shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet më 7 Qershor në Stadiumin “Arena Kombëtare.” në Kryeqytet.

    NJOFTIMI I PLOTË I FSHF-së:
    Procesi i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi vijon deri më 3-4 qershor
    Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri–Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor.
    Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit.
    Procesi i shpërndarjes së biletave ka nisur, dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik janë tashmë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar.
    FSHF i bën thirrje të gjithë personave që kanë aplikuar për bileta të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të emailit (si në Inbox ashtu edhe në Spam), për të parë nëse kanë marrë njoftim nga kompania T-Ticket, e cila menaxhon procesin zyrtar të shitjes së biletave.
    Vetëm ata që do të përzgjidhen përmes shortit elektronik do të marrin një link të personalizuar për blerjen e biletave.
    Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur.
    FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe durimin, duke garantuar se çdo hap i këtij procesi po realizohet me transparencë të plotë dhe barazi për të gjithë aplikuesit./Radar.al 

    “Pa e fut…”/ Laert Vasili zubulon si rezistoi 120 ditë pa kryer marrëdhënie s*ksuale: Vetshërbim

    arena kombetare ndeshja Shqipëri-Serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh  

    April 16, 2026

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.