Një efektiv i Policisë së Shtetit ka humbur jetën mesditën e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit.
Viktima është identifikuar si Eduart Biba, 45 vjeç, Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, ai ka ndërruar jetë teksa po udhëtonte me mjetin e tij.
“Në autostradën ‘Tiranë–Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, bëhet me dije nga Policia e Shtetit.


