Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ndërron jetë i riu, shënohet vi*tima e 60-të nga tragjedia e Koçanit

    April 4, 2025
    Gati autopsia e 59 viktimave në Koçan. Ceremonia mortore së shpejti

    Një person që mbeti i lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë, duke u bërë kështu viktima e 60-të nga tragjedia. 29-vjeçari Aleksandar Karadakoski, i cili po trajtohej në Lituani ka ndërruar jetë, pasi për shkak të thithjes së tymit, 90% e organeve të frymëmarrjes i ishin dëmtuar.

    Problematike ishin edhe djegiet që i mbuluan pothuajse 40% të sipërfaqes së trupit të tij, të cilat i shkaktuan plagë e infeksione. Mediat maqedonase shkruajnë se të riut i kishin dalë jashtë funksioni edhe veshkat. Karadakoski pas zjarrit u dërgua në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski”, ndërsa pas 24 orësh u transportua në Lituani.
    Autopsinë e trupit të të riut do ta bëjë Mjekësia Ligjore në Maqedoninë e Veriut, ndërsa transporti nga Lituania do të organizohet nga shteti. Tre pacientë të tjerë në gjendje kritike po trajtohen jashtë vendit. Gjendja e rreth 20 personave që janë intubuar është po ashtu e rëndë.

    “Për momentin nuk ka të dhëna se për çfarë lëndimesh bëhet fjalë, si për Karadakoskin të cilit i kanë dështuar veshkat, por këta tre pacientë që po ju tregoj janë në gjendje relativisht të rëndë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari .

    Gjashtë pacientë të shtruar në spitale në Bullgari, Spanjë dhe Hungari vazhdojnë trajtimin e tyre në vend. 78 të lënduar nga zjarri në Koçan vazhdojnë të marrin trajtim spitalor. Nëntë prej tyre janë në objektet shëndetësore të Maqedonisë, ndërsa 69 po trajtohen në qendrat mjekësore të huaja. Dihet se Karadakoski në letër ka qenë menaxher i diskotekës së Koçanit, por ka punuar si banakier. Ai ishte në mesin e 27 të dyshuarve për tragjedinë e Koçanit. Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij.

    diskoteke Maqedoni viktima zjarri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.