Site icon Informohu siç duhet

Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Ndërron jetë aktorja e madhe Margarita Xhepa

Margarita Xhepa

TIRANË– Aktorja e madhe shqiptare, ikona e kinematografisë Margarita Xhepa, është ndarë nga jeta në moshën 92- vjeçare.

Vetëm një ditë më parë aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun festoi 91 vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa është konsideruar si një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

Në karrierën e saj të pasur, Margarita Xhepa interpretoi mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi. Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit./Radar.al

Nëna e Martin Canit kërkon dënimin me vd*kje për Mario Përlleshin: Të mësojnë tjerët

Vr*sja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ Ish-i dashuri filipinez: Kërkoj falje, më vjen keq për atë që bëra

Tasin me kokoshka para/ Nesër Arbana Osmani rikthehet në TV!

Exit mobile version