VLORË– Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ndërroi jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndërkohë pas njoftimin për vdekjen e tij është mbajtur një meshë në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Gjithashtu gjatë meshës janë zhvilluar edhe homazhe për ndarjen nga jeta ditën e sotme të krypeshkopit Anastas.
Dhjetëra besimtarë janë falur ditën e sotme edhe pranë fotos së kryepeshkopit Anastas.
At Ilia Qirjo është shyprehur se kryepeshkopi do të mbetet në zemrat e të gjithë besimtarëve ortodoks për të gjithë atë çfarë ai bëri për Kishën Ortodokse Shqiptare. Ndër të tjera shtoi se Kryepeshkopi do të vlerësohet për kontributin e tij në ngritjen e dhjetëra kishave në të gjithë vendin./Radar.al
1 muaj në spital/ Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare Kryepeshkopi Anastas Janullatos


