Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Ditë e nxehtë dhe me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Ndërpritet shfaqja e një filmi në gjuhën shqipe në Podgoricë

    September 5, 2025

    PODGORICË- Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar, Isa Qosja, në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë të Malit të Zi, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtatorit, njoftuan organizatorët. Ajo u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

    Organizatorët konfirmuan se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit u ndërpre.

    “Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen. Policia, sipas detyrës zyrtare, mbrëmë doli në vendngjarje.“- deklaruan organizatorët e festivalit.

    Policia nuk i ka bërë të ditura rezultatet e hetimit. Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje që lidhen me epilogun e hetimeve.

    Ndërprerjen e dhunshme të filmit “Lejleku” e dënuan ashpër organizatat joqeveritare, të cilat theksuan se kjo përbën sulm të rrezikshëm ndaj lirisë së shprehjes artistike e kulturore dhe shpërfaqje të hapur të urrejtjes për shkak të përkatësisë kombëtare dhe gjuhës.

    “Një grup dhunuesish ndërpreu shfaqjen vetëm pse filmi ishte në gjuhën shqipe. Është shqetësuese që një sulm i tillë ndodh në një shtet shumetnik ku gjuha shqipe, sipas Kushtetutës, është gjuhë zyrtare”, theksuan OJQ-të malazeze.

    Ato thanë se presin nga policia dhe prokuroria të zbulojnë autorët dhe u bëjnë thirrje partive në pushtet të reagojnë.

    “Partitë në pushtet mbajnë përgjegjësi për një sërë provokimesh nacionaliste që i paraprinë këtij rasti, dhe rrjedhimisht edhe për destabilizimin e Malit të Zi si shtet qytetar. U bëjmë thirrje përfaqësuesve më të lartë të pushtetit të parandalojnë incidente të tjera dhe prishjen e harmonisë multietnike”, thanë to.

    Shqetësim për ndërprerjen e dhunshme shprehu edhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili e kishte financuar festivalin Xhada.

    “Liria e shprehjes artistike është pjesë përbërëse e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”, theksoi delegacioni në rrjetin X.

    Festivali i filmit Xhada mbahet që dhjetë vjet dhe është festival ndërkombëtar i filmit debutues. Të gjithë filmat dhe dokumentarët shfaqen kryesisht në hapësira të hapura në Podgoricë.

    Filmi i gjatë malazez “Lejleku”, i regjisorit kosovar Isa Qosja, u shfaq premierë në shtator të vitit 2024 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit PriFest në Prishtinë. Ngjarja zhvillohet në fshatin e braktisur Vuthaj, të banuar me popullsi shqiptare, në kufirin malazezo-shqiptar. Tema e emigracionit rrëfehet përmes historisë së tri brezave të grave fatkeqe.

    Ky është projekti i parë malazez që u mbështet nga fondi evropian i filmit Eurimages, me 80 mijë euro. Filmi u realizua nga kompania “Artikulacija” e Podgoricës, në bashkëpunim me ABHO Film dhe ABA Film nga Mali i Zi, si edhe me shtëpi të tjera produksioni nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut./REL

    Nga dashuria e parë mashkullore tek humbja e fëmijëve, gjithçka mbi jetën e Giorgio Armanit

    filmi në gjuhën shqipe Isa Qosja Podgoricë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    July 20, 2026

    Ditë e nxehtë dhe me temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    July 20, 2026

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.