Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndërmjetësi i mafies shqiptare në Skoci dënohet me 5 vite burg, ndihmoi bandën të kontrollonte perandorinë e kana*isit prej 4 milionë paundësh

    November 26, 2025

    Një shqiptar 29-vjeçar, i punësuar si përkthyes nga një bandë kriminale, është dënuar me pesë vite burg në Skoci për përfshirje në një rrjet të kultivimit të kanabisit me vlerë gati 4 milionë paund.

    Afrim Krasniqi ishte rekrutuar për t’i ndihmuar anëtarët e bandës të dukeshin si pronarë të ligjshëm të pronave, duke prezantuar veten si një shtetas italian që kërkonte strehim për familjen. Bandat shqiptare shfrytëzuan shtëpi në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik në Midlothian, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus për t’i kthyer ato në ferma kanabisi.

    Krasniqi u kap pasi u gjurmua në një adresë në Glasgow. Hetuesit llogaritën se droga e kultivuar kishte një vlerë tregu prej 3.8 milionë paundësh. Ai kishte pranuar fajësinë para një gjyqi 15-ditor në Edinburgh për përfshirje në furnizimin me drogë të klasit B midis marsit 2021 dhe shtatorit 2023.

    Gjykatësi Lord Arthurson e përshkroi Krasniqin si një “hyrës të paligjshëm” në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e një “ndërmarrjeje kriminale në shkallë të gjerë dhe të planifikuar me kujdes”. Për shkak të pranimit të fajësisë, dënimi fillestar prej gjashtë vitesh u uli në pesë vite.

    Prokurori David McLean KC tha se Krasniqi kishte përdorur dokumente të falsifikuara identiteti për të lehtësuar marrjen e pronave me qira, ndërsa hetuesit zbuluan manipulime të matësve të energjisë elektrike dhe ferma të tjera kanabisi në St Andrews dhe Angus.

    Avokati i tij, Iain McSporran KC, argumentoi se roli i Krasniqit ishte kryesisht si përkthyes, duke mos pasur ndikim në kultivimin e drogës, por duke qenë i vetëdijshëm se po ndihmonte një aktivitet kriminal. “Ai veproi në vështirësi financiare dhe mori një vendim të gabuar, tani duhet të paguajë çmimin,” tha mbrojtësi.

    BURG kanabisi mafie skoci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.