Ndarja nga jeta e Papa Françeskut ka prekur njerëzit, kryesisht ata që janë të krishterë, në mbarë botën.
Në nder të Papa Françeskut, vdekja e të cilit u mësua ditën e sotme pas një njoftimi të nxjerrë nga Vatikani, mësohet se Kulla Eiffel do t’i mbajë dritat e fikura.
Këtë e bëri me dije kryebashkiakja, Anne Hidalgo ndërsa theksoi se do të propozojë që një lokacion në kryeqytetin francez të emërtohet me emrin e tij.
Siç e ka theksuar dhe Hidalgo deklaratën e saj, ajo nderon angazhimin e Françeskut “për një kishë që shtrihet tek më të cenuarit”, vullnetin e tij për të vendosur “ekologjinë në qendër të shqetësimeve shpirtërore dhe sociale” dhe thirrjet e tij për “pritjen e refugjatëve”.

