Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndarja e pasurisë pas divorcit dhe çfarë fitojnë fëmijët, avokatja shpjegon procedurat që duhet të dini

    February 12, 2025
    Avokatja zbulon arsyet pse çiftet shqiptare përfundojnë në divorc

    Avokatja Enea Biçaku ka sqaruar disa detaje të munguara për shumicën e shqiptarëve mbi çështjet e pronësisë për të cilat shprehet se numrin më të madh të tyre e zënë pasuritë martesore.

    Ajo shpjegoi për ndarjen e pasurisë pas divorcit dhe atë pas vdekjes së prindërve si dhe procedurat ligjore që duhet të ndiqen. Sa i përket pronave të dhuruara ajo sqaroi se ato janë pasuri që nuk përpjesëtohen.

    Artikull i rekomanduar

    Ledion Liço burrë me fat, surprizohet në ditën e shënuar: E adhuroj time shoqe!

    “Çështjet e pronësisë janë një nga çështjet që kanë më shumë rëndësi nga qytetarët, por ato pasuri që fitohen më shumë gjatë martesës janë ndër çështjet më të larta në numër.

    Çdo pasuri që fitohet gjatë martesës e luajtshme apo paluajtshme do të konsiderohet si pasuri e përbashkët bashkëshortore në rast se ata nuk kanë përcaktuar regjimin e pasurive të ndara.

    Në rast se ata vendosin bashkësi ligjore, pas divorceve pasuria ndahet me 1/2 mes bashkëshortëve. Prezumohet pjesa e bashkëshortes që ka kontribuar në pasurinë e familjes.

    Ndërsa për pasuri që fitohen para martesës, apo pasuri dhurimi këto pasuri janë vetjake dhe të papjesëtueshme dhe pas zgjedhjes së martesës, janë pasuri që nuk pjesëtohen”.

    E pyetur nëse e favorizon një nënë pasja e një fëmije të vogël në ndarjen e pasurisë, avokatja Biçaku u shpreh që patjetër pasi fëmija deri sa të arrijë një moshë madhore ka nevojë për kushte më të mira jetese dhe ekonomike.

    “Patjetër dhe kjo merret në konsideratë nga ana e gjykatës, momentin që zgjidhet martesa gjykata merr parasysh dhe pjesën e fëmijës me cilin nga prindërit do të qëndrojë fëmija.

    Nëse pasuria është e bashkëshortit sërish gjykata e prezumon faktin që fëmija do të qëndrojë me nënën dhe ka nevojë për kushte jetese më të mira dhe normalisht do të marrë për bazë faktin që fëmija do qëndrojë me nënën dhe duke qenë minoren deri në një moshën madhore ka nevojë për kushte më të mira.

    Në rast se bashkëshorti kundërshton, vendos gjykata rast pas rasti duke parë dhe kushtet ekonomike dhe jetesës.

    Ndërsa fëmijët gjithmonë mendojnë se kanë pjesë në shtëpinë që është ndërtuar por ajo është pasuri e prindërve dhe në rast se një nga prindërit ndërrojnë jetë hyjnë në lojë fëmijët nëse nuk kanë lënë testament.

    Do të çelet dëshmia e trashëgimisë ligjore pranë një zyre noterie pranë vendbanimit dhe nga momenti i çeljes së saj duhet që brenda 30 ditëve ta dërgojë për regjistrim në agjencinë shtetërore të Kadastrës dhe në rast se babai nuk jeton më gjysmën e pasurisë e merr nëna, ndërsa fëmijëve u ndahet pjesa e babait,, ku nëna përfshihet dhe te gjysma e pasurisë së bashkëshortit”, u shpreh avokatja në Zgjohu me MCN.

    avokatja Enea Biçaku celja e trashegimise divorci ndarja e pasurise pas divorcit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.