Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Brojës i del emri te dy klubet e Serisë A

    Kontrolli befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës/ Gjenden 3 “iPhone” dhe kufje me bluetooth!

    Kosovë: Zgjedhjet e reja më 7 qershor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt, në qytet shpërthen festa e madhe, mbi 120 të lënduar

    May 24, 2025

    Përgjatë natës, rrugët dhe sheshet e Napolit u mbushën me qindra mijëra njerëz që festonin fitimin e titullit kampion. Nga Lagjet Spanjolle deri në Via Toledo, duke kaluar pranë Teatro San Carlo, Galerisë Umberto dhe sheshit Trieste e Trento, atmosfera ishte plot gëzim dhe këngë.

    Megjithatë, nuk munguan aktet e vandalizmit dhe dëmtimet, megjithëse pa ndonjë incident të dhunshëm. Janë regjistruar mbi 120 të lënduar, shumica e të cilëve morën ndihmë mjekësore në pikat e asistencës të organizuara nga autoritetet për shkak të masës së njerëzve. Disa u dërguan në spital, por asnjë prej tyre nuk është në gjendje kritike.

    Sheshi Bovio, vetëm disa qindra metra larg sheshit Plebisicito, u mbush me kaq shumë njerëz sa policia bashkiake u detyrua të bllokojë zonën. Nuk pati përleshje apo tensione, vetëm fishekzjarre, boriflauta dhe tymuese.

    Në sheshin Trieste e Trento, pranë Plebisicit, edhe këtë vit tifozët sulmuan monumentin e famshëm të Fontanës së Karçofit, që është simbol i festave të tifozëve të Napolit. Kjo fontanë lidhet ngushtë me historinë e klubit, pasi u kërkua të ndërtohej nga Achille Lauro, ish-kryebashkiaku dhe presidenti i klubit midis viteve ’40 dhe ’60. Përpjekjet e bashkisë për të mbrojtur monumentin me barriera nuk dhanë rezultat, pasi tifozët i hoqën ato, ngjitën në monument dhe kënduan këngë, valëvitën flamujt dhe ndezën tymuese.

    Në një atmosferë që kujton festimet e Vitit të Ri, shumë njerëz bënë dolli dhe tifozëve të Napolit iu bashkuan edhe turistët në qytet. Ata që nuk mbanin fanellën e Napolit, mbathën fanellat e Argjentinës apo të Boca Juniors, klubi ku luajti Maradona në fillimet e tij. Qindra mijëra njerëz filmuan momentet e festës me telefonat e tyre. Forcat e rendit ishin të shumta dhe ruanin çdo pikë kyçe të qytetit.

    festa itali kampion Napoli te plagosur
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pritej më shumë nga ai në Premier Ligë, Armando Brojës i del emri te dy klubet e Serisë A

    May 1, 2026

    Kontrolli befasishëm në burgun e VIP-ave në Durrës/ Gjenden 3 “iPhone” dhe kufje me bluetooth!

    May 1, 2026

    Kosovë: Zgjedhjet e reja më 7 qershor

    May 1, 2026

    Këmbimi valutor për sot, me sa shiten dollari dhe euro

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.