Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Napoli-Juventus, Fabio Kapelo: Sot përballen dy filozofi të ndryshme

    January 25, 2025
    Napoli-Juventus, Fabio Kapelo: Sot përballen dy filozofi të ndryshme
    Fabio Kapelo
    “Dy filozofi kundër njëra-tjetrës”. Napoli-Juventus për Fabio Kapelon nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë, por një sfidë mes dy versioneve të ndryshme se si shihet futbolli. “Do të jetë interesante të shohim nëse do të fitojë Mota me kontrollin e topit dhe presionin, apo Konte që bazohet te soliditeti dhe kundërsulmet”, thotë Kapelo.

    Sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0…

    Sepse trajnerët bënë shumë kujdes dhe mendoj se do ta bëjnë edhe tani. Nga njëra anë Juventusi nuk duhet t’i japë mundësinë Napolit të përdorë armën më të fortë që ka, kundërsulmet. Nga ana tjetër, nëse skuadra e Motës e kontrollon shumë topin, atëherë Napoli do të jetë i vëmendshëm gjithmonë dhe nuk do të lejojë hapësira pas. Megjithatë, në raport me ndeshjen e Torinos, pres që Napoli të jetë më agresiv.

    Në ndeshjet e fundit është ulur disi produktiviteti ofensiv?

    Lukaku është pika e referimit nga Napoli nis kundërsulmet, por sekreti i ditëve të fundit të Kontes dhe që është në rritje të vazhdueshme është Neres. Braziliani është i shpejt dhe ka shumë fantazi.

    Cilat janë diferencat mes dy mesfushave?

    Mesfusha e Napolit është e kompletuar. Angisa dhe Mektominej janë shumë mirë fizikisht. Ata bllokojnë mjaft mirë kundërsulmet, por gjithashtu dinë të sulmojnë shumë mirë. Lobotka nga ana tjetër është lojtari që i ekuilibron më mirë. Nga pikëpamja fizike, Juventusi do të vuajë në “Maradona” për të përballuar mesfushën kundërshtare. Megjithatë, Mota përdor një filozofi që mund të vendosë në vështirësi Napolin e Antonio Kontes.

    Ku mund ta fitojë Juventusi ndeshjen?

    Juventusi mund ta fitojë këtë ndeshje vetëm më mbrojtje. Nëse arrin të bllokojë mirë kundërsulmet, dhe të shpresojmë që Gati do ta bllokojë mirë Lukakun në një duel gjigantësh, atëherë do të ketë një avantazh më shumë. Pastaj duhet shumë vëmendje në krah, aty ku luajnë Jildiz dhe Konseisao që janë të fortë në duelet një kundër një. Mbrojtësit e krahut të Napolit preferojnë më shumë të sulmojnë se të mbrojnë. Pikërisht me këtë strategji Mota mund të dalë triumfues./PanoramaSPORT

    dy filozofi të ndryshme Fabio Kapelo Napoli-Juventus
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026

    Zbulohet e dashura e Klodit, 25-vjeçarja që u shfaq me maskë në Ferma VIP

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.