Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Nano i burgosuri i fundit politik në Shqipëri”, Rama: Beteja jonë është për drejtësi

    March 27, 2025
    "Nano i burgosuri i fundit politik në Shqipëri", Rama: Beteja jonë është për drejtësi
    Edi Rama

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjatë fjalës së tij në rubrikën “SY m’SY”, u shpreh se beteja më madhore që ka kaluar Shqipëria, është beteja për drejtësi. Shefi i qeverisë u shpreh se ky është një moment historik për vendin, ku barazia para ligjit po synohet përmes veprave dhe jo vetëm fjalëve.

    “Sot, kemi një moment historik, ku barazia para ligjit synohet me vepra, jo me fjalë. Ky moment ka ardhur si rezultat i kësaj beteje”, tha ai.

    Sipas tij, shpatën e ndëshkimit, që në një shtet normal duhet ta mbajë drejtësia, e kanë pasur të tjerë në duar për shumë vite, qoftë gjatë periudhës së monarkisë, komunizmit apo dhe demokracisë.

    Rama u shpreh se edhe në kohën e demokracisë, shpatën e ndëshkimit e ka pasur kryeministri i asaj kohe, që sipas tij, godiste liderin e opozitës, Fatos Nano.

    “Ajo shpatë edhe në kohën e lirisë godiste nga këtu, nga maja e piramidës, kryetarin e opozitës, Fatos Nano, i cili është dhe i burgosuri i fundit politik në Shqipëri. Nëse ka një betejë madhore dhe më të vështirë nga të gjitha, e që askush nuk e ka bërë më parë, është beteja për drejtësi. Sot, kemi një moment historik, ku barazia para ligjit synohet me vepra, jo me fjalë. Ky moment ka ardhur si rezultat i kësaj beteje. Qysh prej vitit 1912, kur u shpall pavarësia dhe u krijua shteti ynë, me qeverinë e parë, deri kur u bë reforma në drejtësi, shpatën e ndëshkimit që në një vend normal e ka zonja drejtësi, këtu e kishin në këtë zyrë. E kishin trashëguar nga njëri pas tjetrit nga të parët e kësaj pune, qoftë në monarki, komunizëm, apo demokraci. Ajo shpatë edhe në kohën e lirisë godiste nga këtu, nga maja e piramidës, kryetarin e opozitës, Fatos Nano, i cili është dhe i burgosuri i fundit politik në Shqipëri. Nuk është një luftë e shkurtër, por e gjatë. Kthesa është e dukshme, konkrete, dhe është vlerësuar nga Bashkimi Evropian, familja e madhe që ne dëshirojmë t’i bashkohemi, dhe që nuk do të bashkohemi dot nëse nuk jemi të barabartë para ligjit. Kjo është beteja më e madhe dhe historike e Partisë Socialiste që prej vitit 2013, që udhëhiqet nga unë, me vendosmërinë më të madhe. Prandaj, unë këmbëngul që më 11 maj të votoni Partinë Socialiste.”-deklaroi Rama./Radar.al

    Edi rama Fatos Nano
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    25-vjetori i Programit të Partneritetit Shtetëror, mes FA-ve dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t, ambasada e SHBA publikon pamjet: Mundësi për bashkëpunim me industritë e mbrojtjes

    June 12, 2026

    George Clooney zgjedh Bondin e tij të preferuar dhe është…burri i Dua Lipës

    June 12, 2026

    “The Simpsons” dhe teoria për finalen e Botërorit 2026: çfarë është e vërtetë?

    June 12, 2026

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.