Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Na th*rën”/ Vr*sja e Van Koxhës në Itali, gjykata lë në burg dy shqiptarët (Detaje të reja)

    December 2, 2024
    "Na therën"/ Vr*sja e Van Koxhës në Itali, gjykata lë në burg dy shqiptarët (Detaje të reja)
    Van Koxha

    TIRANË– Mediat italiane kanë raportuar se gjykata në Itali ka lënë në burg dy shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që akuzohen se vranë mbrëmjen e 25 Nëntorit në Marghera, shqiptarin Van Koxha me origjinë nga Dibra.

    Dyshohet që konflikti mes tyre ka nisur për shkak të jojërave të fatit, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e të dyshuarve, që kanë mohuar krimin përballë gjykatës. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, që dyshohet se kanë gisht në ngjarje. Dy shqiptarët e arrestuar janë Adnan Ramadani, 30 vjeç dhe Imer Imeri, 49 vjeç.

    Ndaj Ramadanit rëndon akuza e “vrasjes me paramendim”, si dhe “armëmbajtja pa leje”. Imeri akuzohet për përfshirje në grindje. Ramadani ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur në gjykatë. Bashkëpunëtori i dyshuar ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në sherr, por se thjesht ka qenë pranë vendit të ngjarjes. Pas krimit, dy të dyshuarit janë parë duke ikur me vrap, ndërsa dyshohet se kanë dashur të fshehin edhe një thikë.

    Avokati mbrojtës i të pandehurve ka deklaruar se Imeri çalon, ndaj e ka pasur të pamundur të përfshihej në sherr. Përcaktuese mund të jetë autopsia, e cila do të kryhet nga mjeku kompetent, si dhe ekzaminimi i armës së sekuestruar nga Adnan Ramadani, një thikë kuzhine 13 cm, e cila nuk ka pasur gjurmë të gjakut.

    Van Koxha dhe vëllai i tij janë sulmuar në mënyrë brutale me armë të ftohta, teksa 41-vjeçari mori plagë të thella në gjoks e në qafë, që ishin vdekjeprurëse për të, ndërsa vëllai i tij mbijetoi.

    Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja edhe më fatal sesa vetëm 1 viktimë, pasi nëse të plagosurit nuk do kërkonin ndihmën e një patrulle policie, duke iu drejtuar: Na ndihmoni, na therën. Një nga policët çoi të plagosurit në spital, ndërsa tjetri ndoqi të dyshuarit.

    Krimi ka ndodhur në Marghera, në një zonë, që njihet si një “vend ku gëlon krimi”. Zona njihet edhe për lojëra ilegale kumari, ku luhen shuma të konsiderueshme. Si viktima, edhe autorët nuk jetonin në atë zonë./Radar.al 

    gjykata italiane itali Van Koxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Lëngu i boronicës mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të lëkurës

    April 24, 2026

    Ministri Hoxha në Delfi me Marta Kos: Integrimi në BE kërkon ritëm pa ndalesë

    April 24, 2026

    Aksident fatal në Elbasan-Cërrik, humb jetën 28-vjeçari, një i plagosur

    April 24, 2026

    Tarifat e One nën hetim, Biba paralajmëron vendim: Ndryshim i madh në tregun celular

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.