Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Murtaja godet një fermë në Bulqizë, fermerët me lot në sy: I v*anë para derës sime, me këto ushqehemi

    June 13, 2025

    Një vatër e murtajës së ruminantëve ka shkaktuar dëme të rënda në fshatin Val të Bulqizës, duke zhytur në dëshpërim familjen Meta, të vetmit banorë të mbetur në këtë zonë të thellë malore. Ferma e Hekuran Metës, me qindra krerë dhi, është goditur nga kjo sëmundje ngjitëse, duke detyruar autoritetet veterinare të asgjësojnë rreth 200 krerë brenda 24 orëve, ndërsa pjesa e mbetur pritet të asgjësohet së shpejti.

    “Më kanë marrë bukën e gojës. Kjo ishte mënyra ime e vetme e jetesës. Sot kanë ngordhur edhe të tjerat. Këtu nuk do të na gjente as rusi, jo më virusi,” u shpreh me lot në sy Hekuran Meta për Top Channel.

    Fermeri Bajram Meta, i prekur po ashtu nga ky fatkeqësim, kërkon jo kompensim financiar, por rikthimin e tufës: “Mos më jepni para, dua dhi. Me to mbaj familjen gjallë.”

    Sipas llogaritjeve të tyre, dëmi ekonomik i shkaktuar vetëm për këtë sezon arrin deri në 100 mijë euro, për shkak të humbjes së qumështit dhe kërcave.

    Shkaku i përhapjes së sëmundjes, sipas fermerëve, lidhet me kontrabandën e kafshëve në tregjet e gjësë së gjallë, ku shpesh shiten pa matrikuj dhe pa certifikata shëndetësore. “Dikush solli qingja nga Korça dhe ato më infektuan dhitë,” deklaron Hekurani.

    Murtaja e ruminantëve është një sëmundje e rrezikshme, relativisht e re në Shqipëri, por e njohur nga mjekësia veterinare. Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk nis menjëherë një fushatë vaksinimi nga Ministria e Bujqësisë, fermat e tjera në vend mund të përballen me të njëjtin fat tragjik.

    Në fshatin Val, atje ku dikur dëgjoheshin zilet e dhive, tani mbretëron heshtja. “Më mbeten vetëm zilet bosh, t’ua var njerëzve të shtëpisë,” përfundon me dhimbje Bajram Meta.

    bulqize dele dhi ferme MURTAJA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.