Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Murtaja/ Elbasani në gatishmëri të lartë, vatrat e infektimit në jug dhe veri të vendit

    June 23, 2025
    Murtaja/ Elbasani në gatishmëri të lartë, vatrat e infektimit në jug dhe veri të vendit

    Sëmundja e murtajës së bagëtive ka rikthyer alarmin në sektorin veterinar dhe blegtoral në vend. Me përhapjen e shpejtë të rasteve dhe shtimin e vatrave të infektimit, autoritetet po punojnë në gatishmëri të lartë për të parandaluar përhapjen në zona të tjera.

    Qarku i Elbasanit, megjithëse aktualisht i pastër nga raste të konfirmuara, konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të afërsisë me zonat e prekura si Skrapari dhe Devolli.“Jemi në gatishmëri të plotë. Situata është emergjente dhe kërkon masa të menjëhershme parandaluese,” u shpreh Fatmir Ozuni, Shefi i Shërbimit Veterinar në Elbasan.

    Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar ka identifikuar tre vatra të reja, përkatësisht dy në Skrapar dhe një në Devoll. Pavarësisht se Elbasani nuk ka ende vatra aktive, rreziku është real dhe kërkon ndërhyrje të shpejtë për kontrollin e qarkullimit të kafshëve dhe monitorimin e fermave të afërta.

    Sipas të dhënave zyrtare, numri i vatrave me murtajë ka arritur në 10, ndërsa numri i fermave të prekura është 12. Deri më tani, për të frenuar përhapjen e virusit, janë asgjësuar rreth 1200 krerë bagëti të imta, kryesisht dele dhe dhi.

    “Nëse situata vihet nën kontroll përpara muajit shtator, do të ishte një lajm shumë i mirë për blegtorinë shqiptare.”-tha z. Ozuni, duke shtuar se temperaturat e larta ndihmojnë në frenimin e virusit, pasi ai nuk reziston gjatë në ekspozim me diellin.

    Sëmundja, e cila ka pasoja të rënda në sektorin e blegtorisë, është tashmë e pranishme në një sërë qarqesh në vend: Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnje dhe Gjirokastër duke krijuar një hartë të gjerë përhapjeje dhe një nevojë urgjente për masa të shtuara kontrolli. Autoritetet veterinare u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet përkatëse, të raportojnë çdo rast të dyshuar dhe të ndjekin me përpikmëri protokollet e dezinfektimit dhe karantinimit./Radar.al

    elbasan MURTAJA Qarku i Elbasanit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.