KOSOVË– Në një kohë që jemi në pranga të festave të fundvitit pikat doganore kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës duket se po përballen gjithashtu me një fluks të lartë të emigrantëve kosovarë që po kthehen në vend për festat e fundvitit.
Prej mëngjesit të kësaj të diele, janë regjistruar radhë të gjata automjetesh, duke qënë se shumë emigrantë po vijnë nga vendet e Evropës.
Fluksi i shtuar lidhet jo vetëm me festat e fundvitit, por edhe me zgjedhjet me 28 dhjetor, duke lënë të kuptohet se një pjesë e emigrantëve kosovarë kanë zgjedhur të vijnë për të ushtruar të drejtën e votës fizikisht. Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e pikës kufitare të Vërmicës, po punon për të përshpejtuar në procesin e procedurat doganore, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Ndërsa autoritetet e Vermicës paralajmërojnë se fluksi pritet të jetë në rritje edhe në ditët në vazhdim. Një rritje e ngjashme e lëvizjeve pritet edhe në ditët e para të vitit 2026, kur emigrantët kosovarë do të kthehen drejt vendeve evropiane ku jetojnë dhe punojnë./RADAR.AL

