Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tani është zyrtare, Juventusi prezanton afrimin nga Sasuolo që të ndryshojë fatin e klubit

    Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

    “Kosova rrezikon të mbetet pa Republikë”, paralajmërimi i Albatrosit: Partitë kanë kohë vetëm 6 muaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Mozzik reagon pas skandalit të orës false, akuzon VV-në për presion dhe përplasje politike

    September 23, 2025

    Reperi nga Ferizaj, Mozzik, ka reaguar publikisht në Facebook pas skandalit të fundit me orën që kishte prezantuar si origjinale Richard Mille, e cila rezultoi e falsifikuar.

    Në postimin e tij, Mozzik tha se incidenti ishte pjesë e një “loje me skenar” nga ana e tij, por shtoi se problemi thelbësor është personal dhe politik: sipas reperit, disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pasur “çështje personale” me të prej kohësh.

    “Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë,” shkroi Mozzik.

    Reperi gjithashtu akuzoi se gjatë incidentit në aeroport ka pasur presion nga Hekurani dhe Dimali për ta ndaluar atë, duke e cilësuar këtë si një sulm politik. Ai theksoi se gjatë dy viteve të fundit është përballur me padrejtësi nga ATK dhe mohoi çdo lidhje me aktivitete të paligjshme: “Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni. I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro”.

    Mozzik përmendi edhe Kryeministrin duke pyetur në mënyrë retorike nëse është në dijeni për “inatet personale të vendasve” ndaj tij dhe përfundoi me një ton vendosjeje: “Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush. Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare! Suksese!”.

    Mozzik orë false Vetëvendosje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tani është zyrtare, Juventusi prezanton afrimin nga Sasuolo që të ndryshojë fatin e klubit

    June 12, 2026

    Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

    June 12, 2026

    “Kosova rrezikon të mbetet pa Republikë”, paralajmërimi i Albatrosit: Partitë kanë kohë vetëm 6 muaj

    June 12, 2026

    “Përmirësim të situatës së sigurisë”/ NATO: Do zvogëlojmë praninë në Kosovë

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.