Luana dhe Marina Vjollca kanë ndarë me ndjekësit e tyre momente të ngrohta dhe plot energji nga pushimet në Folie Marine Beach Hotel, në bregdetin shqiptar.

Në një seri fotosh të publikuara në Instagram, dy motrat shfaqen duke relaksuar nën diell, duke pirë shampanjë, konsumuar fruta tropikale dhe duke qeshur së bashku, duke treguar lidhjen e fortë që kanë jo vetëm si motra, por edhe si mikesha të pandara.

Luana, e veshur me rrobë banje të kuqe, dhe Marina, me bikini të kuqe dhe bluzë të thurur “crochet” të bardhë, sjellin një kombinim seksi, bohem dhe stil modern. Kapelat e kashteve, syzet retro dhe aksesorët elegantë plotësojnë pamjen e tyre verore.





