DURRËS– Kushtet e paqëndrueshme meteorologjike në vend, kanë bërë që tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas të pezullojnë lundrimet në nisje këtë të premte,14.03.2025.
Sipas burimeve raportohet se lidhur me këtë situatë janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot. Ndërkohë kapiteneria e Portit Durrësit njofton se lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025.
Ndërkohë, trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut!/Radar.al


